Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku është duke u diskutuar lidhur me propozimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike ka përmendur faktin se energjia elektrike ka pasur një zbritje vitin e kaluar, por jo nga kjo qeveri, por nga ajo e qeverisë Hoti, raporton InLajmi.
“Energjia elektrike ka pasur një zbritje prej 4.3 %, sa ka qenë Qeveria Hoti, pra bazuar nga raporti i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. E i njëjti raport e sqaron këtë gjë, se falë Ligjit të Rimëkëmbjes së Qeverisë Hoti, gjatë 5 muajve të vitit të kaluar përkundër rritjes së kostos së energjisë elektrike është marrë ky vendim”,tha Mustafa
Ndërkohë, më tej Mustafa tha se Kosova e ka një ministër, ku deklarohet se është gabuar që Qeveria Hoti që e ka ulur çmimin atëkohë.
“Kjo qeveri na qenka hero që e ka rritur çmimin. Nuk besoj se ka një budalla që e kapërdin këtë që po thuhet”,tha më tej Mustafa./InLajmi/