Deputeti nga radhët e AAK-së Pal Lekaj, në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet lidhur me rritjen enorme të çmimeve, ka thënë se Kosova ka normën më të lartë të rritjes së çmimeve në rajon, raporton InLajmi.
Lekaj u shpreh se qytetarët e Kosovës nuk mund ti bëjnë ballë një rritjeje të tillë.
“Qytetarët e Kosovës nuk munden t’i përballojnë këto çmime dhe nuk e meritojnë që mirëqenia e tyre të jetë peng i ngritjes enorme të çmimeve”, ka thënë ai.
Tutje, Lekaj kërkoi nga Qeveria për një ndërhyrje të menjëherëshme.
“Megjithëse ekonomia e Kosovës është e bazuar në ekonomi të tregut të lirë, ne si grup parlamentar mendojmë se duhet të ketë ndërhyrje të menjëhershme të shtetit, qoftë me përcaktimin e çmimeve për produktet themelore ushqimore, qoftë me inspektim apo edhe me rezerva shtetërore”, deklaroi Lekaj./InLajmi/