Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës këtë të enjte në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për një fenomen mjaft prezentë, pra aksidentet e shumta me fatalitet që po ndodhin, raporton InLajmi.
Lekaj ka pyetur më konkretisht ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu se çfarë është bërë sa i përket aksidenteve me fatalitet.
“Cilat veprime i keni marrë sa i përket aksidenteve me fatalitet. Gjendja e rrugëve nuk është me standardet që kërkohen. Mungojnë shumë shenja të komunikacionit dhe pothuajse edhe kur të vendosen merren në shumë raste. Se di kush i bënë këto dhe kam dëshirë të njoftohem nga ana e juaj lidhur me këtë”,tha Lekaj. /InLajmi/