Pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid -19 në Kosovë, është deklaruar për medie ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Rifat Latifi, raporton InLajmi.
Pas rritjes së rasteve me koronavirus, sidomos të mërkurën që ka pasur shifër, Latifi pas takimit ka thënë se masat do të rishikohen dhe se ende janë duke u diskutuar.
Ndër masat që është raportuar se do të ndërmerren pas rritjes enorme të rasteve me koronavirus është kthimi i orës policore dhe kufizimi i orarit të punës së gastronomisë./InLajmi/