Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka premtuar se aleanca asnjëherë nuk do t’i ikë përgjegjësisë dhe do të jenë në kuvend, sa herë që diskutohet për të drejtën tonë në raport me Serbinë, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se nuk duhet t’i ikim përgjegjësive kur është fjala për ballafaqimin me Serbinë.
Tutje Haradinaj shtoi se duhet të bëhemi bashkë të gjithë për të mbrojtur interesat tona nacionale.
Postimi i plotë i tij:
Do të jemi çdo herë, jo vetëm në kuvend, po kudo që kërkohet ose diskutohet për të drejtën tonë, e veçanërisht në raport me Serbinë.
Por, asnjëherë aleanca s’do të ikë, nuk do të fshehet.
Nuk duhet t’i ikim përgjegjësive kur është fjala për ballafaqimin me Serbinë, por duhet të bëhemi bashkë të gjithë për të mbrojtur interesat tona nacionale. /InLajmi/