Albana Bytyqi nga AAK lidhur me debatin për mos shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kuvendin e Kosovës tha se deri më tash nuk është parë asnjë masë nga Qeveria Kurti për ndalimin e rritjes së çmimeve, raporton InLajmi.
“Barrë e madhe për çdo familje e çdo të ri që mendon vetëm jetesën jashtë Kosovës. Ngritja e çmimit të energjisë është veç fillimi i çudive që do të bëjë ky njeri. Zoti e di se ku do të ndalet, në ndonjë korrigjim kufijsh apo diçka tjetër që ka qenë kundër më herët sa ka qenë në opozitë”,theksoi deputetja Bytyqi.
Ajo ka përmendur faktin se deri më tash as edhe një hap nuk është ndërmarrë për të luftuar ata që bëjnë rritjen e produktit bazë vetëm e vetëm për ta shfrytëzuar trendin.
“Madje as për rritje të pagave nuk parë të jetë bërë asgjë. Leni fajësimin e të tjerëve, por miratoni një masë të përhershme për t’i ndihmuar qytetarëve që t’i tejkalojnë këto vështirësi sa u përket rritjes së çmimeve”,tha ajo./InLajmi/