Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka folur rreth temës për shtrenjtimin e energjisë elektrike, raporton InLajmi.
Bajrami iu ka drejtuar Qeverisë se keni ardhur në pushtet duke premtuar lirime dhe krejt çka kanë marrë qytetarët e Kosovës, janë shtrenjtimet.
Ajo ka thënë se kjo Qeveri po manipulon.
”Sot i keni të gjitha institucionet, nuk duhet të na mbani përgjegjës këtu në bankat e deputetëve. E keni krejt drejtësinë në dorë. Urdhëroni krejt keqbërësit lidhini një e nga një. Mirëpo mos manipuloni. Jeni ardhur në pushtet tu premtu lirime dhe sot atë që po e përjetojnë qytetarët e Kosovës janë shtrenjtimet. Rritja e pashembullt ekonomike atyre po iu reflektohet në ngritje të çmimeve”, u shpreh Bajrami./InLajmi/