Biblioteka më e madhe në botë gjendet në kryeqytetin amerikan Uashington. Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800, transmeton InLajmi.
Kjo bibliotekë ka mbi 161 milionë artikuj dhe materiale kërkimore në mbi 470 gjuhë, Biblioteka e Kongresit në Uashington D.C. është biblioteka më e madhe në botë dhe institucioni më i vjetër kulturor federal në Shtetet e Bashkuara.
E përhapur në 3 ndërtesa në Capitol Hill, biblioteka i shërben zyrtarisht Kongresit të Shteteve të Bashkuara si krahu i saj kërkimor. Biblioteka e cila u krijua në vitin 1800 ka pasur një shkatërrim dhe dëmtime gjatë viteve.
Biblioteka më në fund u rrit dhe u zgjerua me shpejtësi pas Luftës Civile Amerikane. Biblioteka gjithashtu mban Qendrën Kombëtare të Konservimit Audio-Vizuale në Culpeper, Virxhinia, shkruan Lokafy.
Edhe pse e hapur për publikun falas, vetëm zyrtarët e lartë të qeverisë dhe punonjësit e bibliotekave mund të kontrollojnë libra dhe materiale. /InLajmi/