Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka drejtuar kritika të ashpra për Qeverinë Kurti lidhur me tarifat e reja për energji elektrike, raporton InLajmi.
“A jeni në mend qa jeni tu fol a jeni në mend se në çfarë situatë është Kosova dhe në çfarë situate do ta sjellin Kosovën tarifat e reja të energjisë elektrike, tha ai
Ai ka pyetur se si është e mundshme rryma është shtrenjtë më 2019 e tani me dalë me thanë rryma është lirë.


“Tani KEDS del të kërkoj me i rritë tarifat nënkupton që politikisht po i rritni tarifat”,ka thënë ai në seancën në Kuvend ku po debatohet për krizën me energjinë dhe tarifat e reja. /InLajmi/



















