Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se gjatë 24 orëve, nga 10.833 testime, 2.708 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Ndërkohë sot janë shëruar 202 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.573.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes, derisa në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 9.771.
Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.731 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës.
Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 43.760 doza përforëcuese dhe 2.199 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 10.833 testime, 2.708 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 202 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.573.
Në total numri i rasteve aktive është 9.771./InLajmi/