Për krizën energjetike, gjegjësisht rritjen e çmimit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) edhe muaj më parë por edhe kohët e fundit e ka ngritur zërin që të bëhet një zgjidhje nga Qeveria e Kosovës e cila nuk i dëmton qytetarët, përcjell InLajmi.
Abelard Tahiri, nga kjo parti së fundmi ka deklaruar se sikurse më herët edhe nesër kur edhe do të mbahet seanca parlamentare e Kuvendit të Kosovës lidhur me temën e energjisë do t’i shterojnë të gjitha mundësitë, që mos lejojnë këtë barrë të rëndë e të papranueshme për qytetarët e Kosovës.
Ndryshe, lidhur me rritjen e çmimit që parashihet të bëhet së shpejti gjatë këtij muaji, kanë reaguar njëzëri qytetarë, e partitë opozitare.
Postimi i plotë i tij:
Rritja e çmimit të energjisë elektrike si rezultat i paaftësisë së menaxhimit të situatës nga mazhoranca e udhëhequr nga Albin Kurti, është e papranueshme. PDK-ja ka paralajmëruar që nga muaji tetor për krizën energjetike që rrezikonte të përfshinte edhe vendin tonë, për çfarë qeveria qëndroi totalisht indiferente. Grupi Parlamentar i PDK-së, do t’i shterojë të gjitha mundësitë, që në seancën parlamentare të ditës së nesërme, të mos lejojë këtë barrë të rëndë e të papranueshme për qytetarët e Kosovës./InLajmi/