Nesër në Kuvendin e Kosovës, me ftesë të AAK-së, do të debatohet për temën më e rëndësishme, propozimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike, e që sipas tyre është i pa pranuar, raporton InLajmi.
Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në një konferencë poër medie tha se një ndër temat më të rëndësishme nesër është propozimin i ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, e që sipas tij është e papranueshme.
“Nesër në këtë debat në Kuvendin e Kosovës që do të trajtojmë edhe tema tjetër, por që kryesorë është energjia. Presim nesër që nga shumica të reflektojë dhe të votojë rezolutën tonë që obligon Qeverinë dhe ZRRE-ja që mos të shtrenjtojë energjinë elektrike. Të anulohet propozimi i ZRRE-së. Ne e kemi momentumin jashtëzakonisht të mirë, përmes një rezolute të stopojnë ngritjen e rekomanduar nga ZRRE”,tha Tahiri .
Tahiri më tej pyeti se kush po e pëson më së shumti nga kjo ngritje e energjisë nëse vendos ta realizojë Qeveria e Kosovës.
“Kush po afektohet në këtë tarifë, 200 mijë familje. A është analizuar kjo pjesë dhe në fund të fundit pyetja tjetër, kë po e mbron kjo Qeveri interesin e qytetarëve apo korporatave. Mbi këtë logjikë, AAK fton grupet parlamentare në Kuvend. Opozita dhe shumicën parlamentare që ta votojnë rezolutën tonë të propozuar nga ne”,tha ai.
Nërkohë, Pal Lekaj nga kjo parti tha se është koha e fundit që së bashku të dilet nga kjo amulli e krijuar nga Qeveria e Kosovës e cila aspak nuk po mendon për qytetarin, por më shumë për politikat e veta ditore./InLajmi/