Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën për lëvizje të lirë, përcjell InLajmi.
Ndërkohë edhe pas 10 vitesh, pra prej kur ka filluar dialogu për liberalizimin e vizave, Kosova vazhdon të jetë e izoluar ndonëse Komisioni Evropian vite më parë rekomandoi liberalizimin e vizave pasi shteti ka përmbushur kriteret.
Lidhur me këtë ka reaguar analisti Imer Mushkolaj, ku theksoi se tash e një dekadë kosovarët, të vetmit në Evropë, mbahen sin ë burg.
Postimi i plotë i tij:
Sot 10 vjet Kosova ka nisur negociatat me Komisionin Evropian për liberalizimin e vizave. Tash një dekadë kosovarët, të vetmit në Evropë, mbahen si në burg. Kosovarët e ngujuar, të izoluar janë turpi i BE-së./InLajmi/