Partia Social-Demokrate, ka prezantuar manifestin e saj, për formimin e një dokumenti të partisë, përcjell InLajmi.
Në një fjalë rasti, kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka thënë se manifesti jonë nuk është vetëm një dokument për ne, por është e vetmja rrugë që na çon përpara si PSD.
‘’Sa herë qe kemi shpalosur idetë tona jemi ofendur, ne thjeshtë i folim ato që besojmë.Na thanë keni tradhetuar idealet, por sot janeë vetë ata që kanë tradhtuar çdo ideal.Ne besojmë dhe e dimë që opozitbërja jonë ka marrë zë, qëndrimet tona kanë marrë peshë, ngase koha u ka dhënë atyre të drejtë.Në emër të aktivistëve të PSD-së, ju garantojmë se nuk do të ndalemi në përpjekjen tonë, dhe do të ecim përpara’’, ka thënë Molliqaj.
Ai në fjalën e tij ka folur edhe për 2 çështje, për bashkëpunimet rajonale si dhe për procesin e dialogut.
Molliqaj tha se ndërrimi i qeverise solli ndërrimin e qasjes nga e para tek e 2-ta.
‘’Qasja e qeverisë së re është shumë e vjetër’, tha Molliqaj.’
Ai tutje shtoi se në vend të paqes, në Kosovë kemi diskutim për hakmarrje ndaj Serbisë, luftë dhëmbë për dhëmbë, për mobilizim ushtarak e shoqëror kundër tjetrit./InLajmi/