I pari i Qeverisë së Kosovës , Albin Kurti ka deklaruar se situata me furnizim me energji elektrike është e rëndë, por ka theksuar se energjia e importuar me çmim shumë të lartë është konsumuar, raporton InLajmi.
E këtë tha ai dikush duhet ta paguajë.
“Janë 3 mënyra si të bëhet inkasimi. Rritja e tarifave, subvencioneve apo reduktimet e ashpra të energjisë. E pamë sa të dëmshme janë reduktimet edhe për amvisëri dhe bizneset. Këto 2 të parat kanë mbetur mënyrat për të dalë nga kjo krizë”,tha Kurti në një konferencë për media e cila është duke u mbajtur lidhur me çështjen e energjisë elektrike
Kryeministri theksoi se është e domosdoshme furnizimi i qëndrueshëm, ndërsa konsumimi nuk i mbulon kërkesat.
“Do t’i diskutojmë nesër me opozitën lidhur me këtë çështje, jam i gatshëm për një bashkëpunim. Do t’ja lënë këtë gjë nesër diskutimit në seancë”,bëri me dije Kurti.
Ndryshe, AAK-ja nesër ka thirr seancë lidhur me këtë temë, pra shtrenjtimin e energjisë elektrike, propozim ky që sipas tyre është i papranueshëm/InLajmi/