Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave Hekuran Murati, këtë të mërkure kanë vizituar Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), raporton InLajmi.
Kurti ka përmendur 4 pika të cilat ka thënë se janë sukseset e bordit të ri të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
“Me 6 gusht të vitit të kaluar është emëruar bordi i ri dhe konstatojmë bashkërisht se kemi pasur disa të arritura disa suksese shumë të vlefshme por edhe interesin publik e interes e shtetëror e ekonomik të Kosovës. Tash së fundmi Qeveria ka pranuar koncept-dokumentin për Fondin Sovran. Paralelisht bordi i AKP-së ka arritur t’i evidentojë 2364 asete të AKP-së që pas një analize është vlerësuar se 1653 prej tyre do t’i barten Fondit Sovran. 771 do të vazhdojnë të ngelen nën portofolin e AKP-së”, ka thënë Kurti
Kryeministri foli edhe për një të arritur tjetër, gjegjësisht për shkurtimet e shpenzimeve që janë bërë në vlerë mbi 2 milionë.
Të fundit ai e theksoi aktivizimin e ndërmarrjes Brezovica, duke e vë në funksion, ndërsa tregoi se ka filluar edhe lëshimi i kuponëve. /InLajmi/