Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhje ku ka miratuar 6 kërkesa të partive politike për shtyrjen e kuvendeve zgjedhore, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se në vitin 2022 janë planifikuar të mbahen 14 kuvende zgjedhore të partive politike.
Ndërkaq për shkak të situatës epidemiologjike në vend, KQZ ka pranuar disa kërkesa për shtyrjen e afateve për mbajtjen e tyre.
“Edhe në vitin 2021, KQZ ka miratuar kërkesat e partive politike për shtyrjen e mbajtjes së kuvendeve zgjedhore, për arsye të njëjta”, thuhet më tej./InLajmi/

















