Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), është përjashtuar nga Komitetit Koordinues dhe Vlerësues për Covid-19, dhe se nesër nuk do të marrë pjesë në takimin që do të mbahet për shqyrtimin e masave të reja.
Këtë e ka bërë të ditur për arbresh.info, kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi.
I pyetur nëse do të marrin pjesë në takimin e së enjtes, ai ka thënë se ata nuk janë pjesë e këtij komiteti.
“Jo, ne jemi të përjashtuar nga ky komitet”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk i dinë arsyet e përjashtimit.
Por, ka thënë se nga emërimi i ministrit të ri të Shëndetësisë, Rifat Latifi, ata nuk janë ftuar në këto takime.
“Ky është takimi i 3-të qe ne nuk ftohemi, pra që nga ardhja e ministrit të ri të Shëndetësisë.
Ibrahimi ditë më parë ka deklaruar se bashkëpunimi ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal në kohët e fundit është shumë i ulët.
Rritja rekorde e numrit të infektimeve me koronavirus në Kosovë, ka bërë që institucionet kompetente të vendit të ndërmarrin masa.
Komitetit Koordinues dhe Vlerësues për Covid-19 nesër pritet të mblidhet për të diskutuar rreth masave të reja anti-Covid për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të masave aktuale.
Lajmin për arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.