Fabrizio Romano, gazetari më i besueshëm për transferimet, raporton se Tottenham po tenton të sjellë Adam Traoren.
Pengesa më e madhe e transferimit është menaxheri i Wolverhampton, Bruno Lage, i cili dëshiron ta mbajë reprezentuesin spanjoll deri në fund të sezonit.
Romano shton se Tottenham po shet Ndombele, Dohertyh, Bergwijn, Dele Alli, shkruan Gazeta Blic.
Adama Traore njihet për shpejtësinë dhe vështirësitë që iu shkakton mbrojtësve kundërshtar gjatë ndeshjeve në Premierligë – pavarësisht se nuk është lojtar që shënon shumë.