Derisa po kryenin punën e tyre në një pikë kontrolli në kryeqytet, një veturë me ngasës të panjohur nuk i ishte bindur urdhrit të zyrtarëve policorë, ndërsa ka rrezikuar të godasë njërin nga ta, përcjell InLajmi.
Por, më pas personi i dyshuar i cili po rrezikonte jetën e zyrtarëve policorë derisa të cilët po kryenin punën e tyre është arrestuar.
Më pas, pas procedurave të intervistimit është liruar në mënyrë të rregulltë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Prishtinë, 17.01.2022-17:00.Raportohet se derisa njësia policore ishte në pikë kontrolli, një veture me ngasës të panjohur nuk i ishte bindur urdhrit të zyrtarëve për ndalje me ç ‘rast ka rrezikuar ta godet zyrtarin policor. Me pas i dyshuari mashkull kosovar është paraqitur në stacion policor ku pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./InLajmi/