Në gjykimin ndaj Sali Mustafës i akuzuar për krime lufte po vazhdon të dëgjohet dëshmitari Fatmir Sopi, raporton InLajmi.
Në vazhdën e deklaratës, Sopi është pyetur lidhur me Rrahman Dinin, se a ka mbajtur njerëz të burgosur gjatë periudhës mars- prill 1999.
“Aktiviteti i tij ka filluar të zbehet në atë kuptim ka filluar t’i keqësohet gjendja shëndetësore. Nuk kam pasur njohuri dhe as nuk kam lidhur me familjen e të burgosurit”,tha Sopi.
Ndërkohë, Sopi është pyetur po ashtu se a e njeh Isa Kastratin, ndërkaq kjo është përgjigjja e Sopit.
“Ka qenë ushtarë dhe është vrarë diku me 21-22 prill të vitit 1999. Kam dëgjuar se i ka marrë 2 ushtarë të plagosur kur janë tërheq në drejtim të Zonës së Llapit për trajtim. Ai e ka gabuar rrugën, është ndalë nga kolona dhe ka shkuar në drejtim të lagjes së Bullajve, pra ka ra në pritë të forcave serbe dhe janë vra. Asokohe shërbente në zonën operative të Karadakut”,rrëfeu Sopi.
Tutje ai tregon se Kastrati ka kaluar nga Brigada e Llapit në zonën e vet, pra vjen nga zona operative të Karadakut. /InLajmi/