Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pas deklaratës në lidhje me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, përcjell InLajmi.
Sipas tij nuk është e drejtë të rritet çmimi i energjisë, kjo qeveri po dëmton qytetarët në fillim jepte opsione se si të ngrohen, jo me dru se dëmtohet pylli, pastaj jo me qymyr se kjo dëmton ajrin ndërsa tani kur nuk ka mbetur tjetër opsion përveç ngrohjes me energji elektrike edhe atë e shtrenjtojnë.
Selmanaj ka një pyetje kundrejt qeverisë aktuale së me çka të ngrohen qytetarët, veç tjerash ka thënë se qeveritarët kujdesën për popullin vetëm deri të sigurojnë votat.
Postimi i plotë i tij:
Në fillim ju thanë qytetarëve mos u ngrohni me dru se po dëmtohen pyjet, pastaj ju thanë mos u ngrohni me qymyr se po ndotet ambienti, kur qytetarët mbeten pa asnjë rrugë tjetër dhe u orientuan ka ngrohja me energji, atëherë del qeveria dhe ua shtrenjton deri në 100% çmimin e energjisë.

E me çka të ngrohen njerëzit?!!!
Mos u befasoni, popullistët të tillë janë. Kujdesen për popullin vetëm derisa ua marrin votën, pastaj puna e parë që bëjnë i hypin në qafë popullit.
Nëse nuk i ndalim me kohë, nesër do jetë vonë. /InLajmi/