Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka nënshkruar një kontratë që merret me trajtimin e qenëve endacakë, gjegjësisht zënien, kontrollin, ushqimin, vaksinimin, identifikimin, sterilizimin, hospitalizimin dhe lëshimin, përcjell InLajmi.
Rama tha se tani për tani janë 5 pika ushqyese për qentë endacakë e që do të shtohen në 20.
Tutje ai ka thënë se do të vazhdojnë të punojmë drejt kësaj problematike për gjetjen e një zgjidhje afatgjate.
Postimi i plotë i tij:
Qysh në ditët e para jemi marrë me trajtimin e problemit të qenve endacakë.
Sot e nënshkrova kontratën që siguron vazhdimin e trajtimit të tyre, e që përfshin zënien, kontrollin, ushqimin, vaksinimin, identifikimin, sterilizimin, hospitalizimin dhe lëshimin.
Momentalisht, ekzistojnë 5 pika ushqyese, të cilat së shpejti do të shtohen deri në 20.
Jemi të vetëdijshëm për nevojën e zgjidhjes afatgjate të problemit, dhe po vazhdojmë të punojmë drejt saj./InLajmi/