Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka dërguar një urim presidentes së re të Parlamentit Europian Roberta Metsola, përcjell InLajmi.
Meta ka thënë se e mirëpret bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Ai thekson se është besimplotë për vendosmërinë e saj në mbrojtje të vlerave europiane.
“Urime të përzemërta Roberta Metsola për zgjedhjen si Presidente e Parlamentit Europian!’’, shkruan tutje Meta.
Postimi i plotë i tij:
Urime të përzemërta Roberta Metsola për zgjedhjen si Presidente e Parlamentit Europian!
Mirëpres bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, me shpresën për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit.
Jam besimplotë për vendosmërinë e saj në mbrojtje të vlerave europiane dhe forcimit të demokracisë, përfshirë dhe në të gjitha vendet e zgjerimit./InLajmi/