Ish presidenti amerikan Barack Obama së fundmi ia ka uruar ditëlindjen gruas së tij, Michelle, përcjell InLajmi.
Ish presidenti Obama i cili e ka dëshmuar përmes paraqitjeve të tij çdoherë se është një burrë i kujdesshëm ndaj gruas së tij, ia ka uruar ditëlindjen me pak fjalë, por të bukura, teksa ia ka bashkangjitur edhe një fotografi shumë të bukur.
“Gëzuar ditëlindjen Michelle. Dashuria ime, partnerja ime, shoqja ime më e mirë”,ka shkruar ai.
Ndryshe, Michelle ka mbushur 58 vite./InLajmi/