Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur se janë regjistruar 2.269 raste të reja me koronavirus për 24 orë.
Po ashtu janë raportuar edhe 24 viktima derisa janë shëruar 1420 persona, shkruan AlsatM.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë shënuar 247 mijë e 663 raste pozitive, janë shëruar 222 mijë e 306 pacientë, kanë vdekur 8 mijë e 139 njerëz si pasojë e koronavirusit si dhe vazhdojnë të mbesin edhe 17 mijë e 218 raste aktive.