Rrjedhja e disa dokumenteve nga Gjykata Speciale, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati dhe Nasim Haradina, shkruan InLajmi.
Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha, për qëndrimet e Nasim Haradinajt, gjegjësisht lidhur me vlerat e luftës dhe të së drejtës në luftë ai tha se ka qenë një “Avni Rrustem”.
“Nga gjykimi që është duke u bërë aktualisht, nuk ka fakte të ngritët aktakuzë. Cili është ai person që sjell dokumente anonime. Ato nuk e dinë nga kanë ardhur. Nga erdhën ato, janë dokumente që qëndrojnë brenda gjykatës. Krejt këto tendenca për të krijuar material për të zgjatur proceset gjyqësore. Jam i bindur se përfundimi do të jetë ky “Përfundon se s’paska pas asgjë”,tha më tej Berisha./InLajmi/