3 persona, shtetas të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar kufirin e Kosovës në Vermicë duke tentuar t’i shmangen pikë kalimeve dhe kontrolleve të rregullta të parapara në pikat kufitare, përcjell InLajmi.
Por më pas këta persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Kalimi i paautorizuar i kufirit
Fsh. Vërmicë, 17.01.2022-11:30. Raportohet se 3 të dyshuar meshkuj shtetas të Republikës së Shqipërisë kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt./InLajmi/