Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Kosovë mund të marrë vendim brenda muajit janar për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë, së fundmi ka reaguar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ku sipas tyre arsyetimi i KEDS-it se rritja e çmimit të energjisë elektrike është pasojë e ngritjes së çmimit të importit nuk mund të pranohet edhe po të jetë i saktë.
Ky veprim, sipas tyre i pa analizuar mirë për shtrenjtim të energjisë elektrike do të sjell shumë pasoja tek të punësuarit të cilëve nuk iu është rregulluar paga minimale, tek ata me ndihmë sociale, por edhe tek ata që kanë punë e as ndihmë sociale.
Më tek Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës thonë se besojnë se Qeveria është e vetëdijshme se miratimi i sotëm do të sjellë deri te përkeqësimi i mëtejshëm i situatës ekonomike e sociale të qytetarit.
Njoftimi i plotë i BSPK-së:
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e priti me mjaft shqetësim propozimin e KEDS-it
drejtuar ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, e me tejet shqetësim miratimin nga Qeveria
të këtij propozimi.
Arsyetimi i KEDS-it se rritja e çmimit të energjisë elektrike është pasojë e ngritjes së çmimit të
importit nuk mund të pranohet edhe po të jetë i saktë, dhe krejt kjo se popullata është shtrënguar
plotësisht duke iu përkeqësuar gjendja ekonomike e sociale.
Edhe të punësuarit, të cilët për shkak të moscaktimit të pagës minimale, po edhe pjesa tjetër e
popullatës e cila varet nga ndihmat sociale e edhe tjetra që nuk ka punë e as ndihma sociale do të
gjenden në një situatë tejet të vështirë ekonomike e sociale me këtë veprim të pa analizuar e të
pamatur mirë.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i drejtohet partnerit të saj social – Qeverisë se ka bërë
veprim të ngutshëm me miratimin e propozimit të këtillë, të propozimit të cilit është dashur t{i
kushtohet kohë dhe t’i nënshtrohet analizës profesionale para se të miratohet.
Besojmë se Qeveria është e vetëdijshme se miratimi i sotëm do të sjellë deri te përkeqësimi dhe
rëndimi i mëtejshëm i situatës ekonomike e sociale të qytetarit./InLajmi/