Lajm i mirë për bizneset në Kosovë sa i përket shtrenjtimit të energjisë elektrike, përcjell InLajmi.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ua ka bërë me dije bizneseve se nuk pritet shtrenjtimi i energjisë elektrike për këtë kategori.
E ky njoftim i tij siç ka njoftuar Rukiqi përmes rrjeteve sociale ka ardhur pas shumë pyetje nga bizneset lidhur me këtë çështje.
“Pas shumë pyetjeve nga bizneset, për çështjen e rritjes të tarifës së energjisë elektrike, një përgjigje e shkurtër:
Nuk pritet të ketë rritje të tarifës së energjisë elektrike, për kategorinë e bizneseve”,ka njoftuar Rukiqi.
Ndryshe, shtrenjtim të energjisë elektrike prej 30 deri në 40 përqind ka kërkuar KEDS nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, shtrenjtim ky që ishte paralajmëruar shumë më herët.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje: