Besnik Tahiri, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas mbledhjes së Kryesisë këtë të hënë i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me veprimet e fundit të institucioneve të vendit, gjegjësisht Kuvendit të Kosovës lidhur me votimin e Rezolutës të Referendumit serb që e ndalon votimin në Kosovës, raporton InLajmi.
“Është shumë e thjeshtë kjo punë, tema shumë të ndijshme të Kosovës duhet diskutohen me institucionet dhe pastaj me nivel parlamentarë. Në këto tema nuk bëjmë opozitë e kemi thënë edhe dje, e papranueshme dikush të nxjerr lëvdata, të thur urime për veprime”,ka thënë Tahiri.
Tutje ka shtuar ai se veprimi i deputetëve në seancë ka qenë obligim, pasi që të gjithë, përfshirë edhe atë, janë betuar ta mbrojnë vendin.
“I ftoj qytetarët serb të Kosovës të reflektojnë, ta kuptojnë që Kosova është e qytetarëve të saj, mbi 95% janë shqiptarë, të tjerët janë pakicë dhe duhet ta pranojnë këtë fakt. Ne s’kemi punë me Serbinë. Serbia s’po e ndalë axhendën e saj me dekada të tëra. Me axhendën e saj Serbia s’po e lë rehat jo veç Kosovën por një Ballkan”,ka shtuar Tahiri./InLajmi/