Jeta në kryeqytetin e SHBA-së, Washington DC dhe rajonet përreth tij u ndikua negativisht nga stuhia e borës ku shumë drejtues automjetesh kanë mbetur në rrugë
Për shkak të reshjeve të borës dhe stuhisë që filloi në orët e drekës në rajon u mbyllën për trafikun shumë rrugë kryesore. Është vërejtur se disa automjete patën vështirësi në lëvizje ndërsa disa të tjerë mbetën në rrugë si pasojë e stuhisë intensive të borës.
Në një deklaratë nga Drejtoria e Transportit në Virxhinia, nga drejtuesit e automjeteve u kërkua që të mos përdoret rruga me numër 81 ndërmjet rajoneve për shkak të aksidenteve në këtë rrugë.
Po ashtu edhe drejtuesit e automjeteve në Maryland dhe Washington DC janë paralajmëruar që të mos përdorin rrugën nëse nuk janë të detyruar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjithashtu thuhet se rreth 280 mijë njerëz në pjesën lindore të SHBA-së, kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të stuhisë së borës.