Shkolla fillore ‘’Ismail Qemali’’ në Prishtinë, ka njoftuar se për shkak të rritjes së rasteve me variantin e ri të koronavirusit, Omicron, ka vendosur që mësimi të kaloj në skenarin C, pra mësimin online, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të tyre mësimi do të mbahet nëpërmjet platformës online, eshkollori, Zoom etj.
Vendimi është marrë në bashkëpunim me MASHT-in, pasi që kanë qenë duke e përcjellë situatën.
Njoftimi i plotë nga SHFMU ‘’Ismail Qemali’’:
Njoftim!
Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe nxënës!
Pas takimeve të njëpasnjëshme të grupit të Task Forcës së shkollës, dje më 16 janar 2022 dhe sot më 17 janar 2022, për shkak të rritjes së numrit të rasteve dhe përhapjes shumë të shpejtë të virusit, ky grup ka vendosur që nga sot shkolla të kaloj në skenarin C, deri në njoftimin e radhës.
Mësimi do të mbahet në platformat online, eshkollori, Zoom, etj.
Ky vendim është marrë pas shqyrtimit dhe përcjelljes së situatës me virusin në bashkëpunim me MASHT.
Respektoni rregullat!
# Vendosja e maskës është obligative!
# Dezinfektoni duart
# Mbani higjienën!
# Respektoni distancën!
Me respekt,
Drejtoria dhe TASK FORCA e shkollës./InLajmi/