Kryeministri Edi Rama së bashku me presidentin e Turqisë, Recep Tayp Erdogan po qëndrojnë në Laç, aty ku është inauguruar lagjia e re e rindërtuar pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019,ndër të tjera ka folur për një pjesë të veçantë me Erdogan.
“Sot dua të them edhe këtë tani më u bënë vite që kam privilegjin që të jem në këtë detyrë dhe i kam takuar thuajse të gjithë burrat e mëdhenj të shteteve dhe është e vërtetë që shpesh herë janë kurioz se çfarë është kjo miqësi kaq e ngushtë e imja me Erdogan”,ka thënë Rama
Më tej, Rama ka folur për raportet e tij me Erdogan teksa ka theksuar se zakonisht priren që ta shikojnë të tjerët këtë si një çështje konspiracioni, jo Turqia neootomane, jo xhamitë, jo aspiratat e presidentit, përcjell KlanTv.al
“Kurse përgjigja ime është shumë e thjeshtë Presidenti Erdogan, thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Më besoni që nuk është e lehtë në botën e sotme që të gjesh njerëz që po-në e kanë po dhe jo-në e kanë jo. Kjo është arsyeja se pse unë tani i solla këto episode sepse ja ku jemi sot këtu”, deklaroi kryeministri Rama.