Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë amerikane, 20 pjesëtarë të Regjimentit të 2-të të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore përfunduan me sukses trajnimin një javor “Shkathtësi Malore”, përcjell InLajmi.
Gjatë trajnimit pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës u aftësuan në teknika të ngjitjes si në shkëmbinj, evakuimin e viktimave në terrene të thepisura, kalimin e pengesave ujore dhe repelim.
Ndërkaq në Komandën e Forcave Tokësore në Istog u mbajt ceremonia e certifikimit, ku të pranishëm ishin oficerë dhe nënoficerë të FSK-së dhe atyre Amerikanë, të cilët vlerësuan lartë rëndësinë e trajnimeve të tilla të cilat kanë qellim ngritjen e aftësive taktike të pjesëtarëve të FSK-së./InLajmi/