Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka nderuar heronjtë, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, në 40 vjetorin e rënies së tyre, përcjell InLajmi.
Osmani ka thënë se ndjehet krenar për veprat e 3 heronjve.
‘’Sot teksa kujtojmë këta patriotë, kemi mundësinë të reflektojmë për rrugën e zorshme, të cilën e ka kaluar populli ynë deri në bërjen e shtetit. Kjo rrugë ishte e mundimshme, por edhe e lavdishme’’, shkruan presidentja Osmani.
Postimi i plotë i saj:
Secila kohë i ka heronjtë e vetë dhe secili popull u falet atyre. Sot, nderuam kujtimin për heronjtë tanë të përhershëm, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën.
40 më parë, aktiviteti patriotik i tyre u ndal dhunshëm në një atentat në Gjermani, ku të 3 heronjtë tanë u vranë nga UDB-ja e Serbisë.
Jemi krenar për këtë brez heronjsh dhe përulemi para veprës së tyre. Kauza e tyre vazhdoi ndër breza dhe u kurorëzua më 17 shkurt 2008, kur Kosova u shpall Republikë e pavarur e sovrane.
Sot teksa kujtojmë këta patriotë, kemi mundësinë të reflektojmë për rrugën e zorshme, të cilën e ka kaluar populli ynë deri në bërjen e shtetit. Kjo rrugë ishte e mundimshme, por edhe e lavdishme.
Njerëzit si Jusufi, Bardhoshi e Kadriu njëherë hyjnë në histori në mënyrë meritore dhe mbeten përjetësisht aty!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!/InLajmi/