Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të shënimit të 20 vjetorit nga vrasja e ish-luftëtarit, Smajl Hajdaraj, ajo ka dekoruar familjen e të ndjerit më titullin “Hero i Kosovës”, përcjell InLajmi.
Hajdaraj ishte po ashtu deputet i Kuvendit të Kosovës ndërsa sipas Osmanit i ndjeri nuk ishte thjesht një politikan, Hajdaraj mbi të gjitha ishte luftëtar që brenda tij ëndrra për lirinë e vendit ishte e pashtërrshme.
Osmani ka thënë se nuk mund të thuhet që është arritur liria e vendit pa u zbardhur rastet e vrasjeve politike njëjtë si kjo e Hajdarajt.
Postimi i plotë i saj:
Në 20-vjetorin e vrasjes, dekorova me Urdhrin “Hero i Kosovës”, veprimtarin e çështjes kombëtare, luftëtarin e lirisë dhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Smajl Hajdarajn.
Ai ishte jo vetëm një politikan i devotshëm, por edhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.
Liria jonë nuk është e përmbushur pa zbardhjen e vrasjeve politike. Do t`i dalim hakut heroit Smajl Hajdaraj, kur kryesit e veprës të dalin para drejtësisë! /InLajmi/