Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar vëlëlzërit Gërvalla dhe Kadri Zekën, në 40 vjetorin e rënies së tyre, përcjell InLajmi.
Osmani përmes rrjeteve sociale ka kujtuar vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekës përmes një thënie të Jusuf Gërvallës.
“Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja, rrugë e vërtetë për njerin. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka me gjetë”.
Ndryshe, 2 vëllezërit Gërvalla, dhe Kadri Zeka u vranë me 17 janar të vitit 1982 në një atentat në Untergrupenbach të Gjermanisë.
Në vendin e ngjarjes atëkohë policia ka gjetur të vdekur drejtuesin e makinës, Bardhosh Gërvallën, 31 vjeç, i goditur nga 6 plumba, Kadri Zekën i vrarë nga 2 goditje me plumba në trup dhe Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, gjithashtu i plagosur rëndë nga 2 goditje me plumba.
Postimi i plotë i saj:
Në kujtim të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.
/InLajmi/