Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 06:45 minuta në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë zona e fshatit Shupkovc, në mes të një autobusi dhe një veture të Policisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Këtë për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Siç ka njoftuar ai, nga ky aksident 4 persona kanë mbetur të lënduar, ku 2 prej tyre zyrtarë policorë.
Lidhur me këtë rast, hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin. /InLajmi/