Janë anuluar garat “Kupa e Brezovicës 2022” dhe “Kampionati i Kosovës 2022”, ka bërë me dije Federata Skitare e Kosovës, derisa ka shtuar se anulimi është bërë për shkak të kushteve e pistave të cilat nuk janë me standard për organizimin e garave në skijim, përcjell InLajmi.
“Sipas Kalendarit zyrtar të FSK-së për këtë fundjavë me datë 22.01.2022 dhe 23.01.2022, janë paraparë organizimi i garave “Kupa e Brezovicës 2022” dhe “Kampionati i Kosovës” për kategoritë e vjetra në disiplinën e Sllallomit dhe Sllallomit të Madh, por që për shkak se kushtet e pistave nuk janë me standard për organizimin e garave në skijim anulohen”, thuhet në njoftimin e tyre.
Më tej kjo Federatë njofton se ka marrë vendim që kjo garë të anulohet apo rishikohet mundësia e organizimit në një datë tjetër./InLajmi/