Dokumenti i ZRRE-së, për shtrenjtimin e energjisë elektrike ka bërë që të reagojnë deputetët e Kosovës, përcjell InLajmi.
E ndër ta është edhe Blerta Deliu-Kodra, e cila ka thënë se ky dokument e dëshmon se si do të vështirësohet jeta e ekonomive familjare në vendin tonë.
Deliu-Kodra ka thënë se kryeministri Albin Kurti po ikë nga përgjegjësitë e tij, derisa ishte në opozitë kritikonte qeveritë e kaluara për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
‘’Ditën kur z. Kurti u ka thënë qytetarëve se “nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë” ka hequr dorë nga detyra e tij për t’iu shërbyer atyre’’, shkruan tutje ajo.
Postimi i plotë i saj:
Dokumenti zyrtar i publikuar në medie lidhur me tarifat e reja të energjisë elektrike, pas shtrenjtimit të saj, dëshmon se si do të vështirësohet jeta e ekonomive familjare dhe bizneseve në vendin tonë.
Albin Kurti, kur ishte në opozitë i fajësonte Qeveritë për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Ai akuzonte se është Qeveria ajo që ka fajin dhe përgjegjësinë për vështirësimin e jetës së qytetarëve. Por, tani që është bërë Kryeministër, ikja nga përgjegjësia i është bërë e zakonshme.
Ditën kur z. Kurti u ka thënë qytetarëve se “nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë” ka hequr dorë nga detyra e tij për t’iu shërbyer atyre./InLajmi/