Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me kryeparlamentarin, ministrat, deputet, kryetaret e komunave dhe drejtorë e BDI-së erdhën te sheshi “Skënderbeu” për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
E tek sheshi, Ahmeti mes përshëndetjeve me të pranishmit u përshëndet edhe me një fëmijë.
Pasi vendosi lule tek përmendorja e Ahmeti ju drejtua mediave.
“Vendi ynë dhe vendet ku jetojnë shqiptarët me dinjitet të angazhohen dhe të anëtarësohen si në NATO ashtu edhe në Bashkimin Evropian. Kauza e atëhershme dhe e sotme është që popujt të jetojnë në fqinjësi të mirë, të barabartë dhe të prosperuar në të gjitha fushat. Andaj, për ne kjo kauzë është e pandashme dhe për këtë kauzë angazhohemi tërësisht”,tha Ahmeti.
Për pyetjet e gazetarëve rreth aktualiteteve politike, Ahmeti nuk deshi të përgjigjet.
“Nesër politikë do të bëjmë, sot është ngjarje historike. Burri vdes, por jo nuk del prej fjalës”,tha ai.
Pyetjet e gazetarëve mbetën pa përgjigje. Edhe pse që në fillim të ngjarjes, gazetarëve iu ishte thënë se do të ketë hapësirë për pyetje, as kjo nuk ndodhi. As zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi e as ministrat e tjerë nuk deshën të prononcohen para mediave, shkruan RTV21 M
Sot gjithashtu u përkujtua edhe 40 vjetori i organizimit të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe përvjetori i rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.