Ylli i tenisit, Novak Gjokoviq mund të kthehet në Australi më shpejt se sa ishte parashikuar pas deportimit të tij, thotë kryeministri i vendit.
Ai u deportua të dielën pasi humbi betejën për viza që përqendrohej në faktin se ai është i pavaksinuar.
Sipas ligjeve të imigracionit të Australisë, 34 vjeçarit, nuk mund t’i jepet një vizë tjetër për 3 vjet. Por, kryeministri Scott Morrison, tha se Gjokoviqit mund t’i lejohej hyrja më shpejt në “rrethanat e duhura”.
“Ndalimi shkon në një periudhë 3 vjeçare, por ekziston mundësia që ata të kthehen në rrethanat e duhura dhe kjo do të konsiderohet në atë kohë,” tha ai në një intervistë me radiostacionin australian 2GB të hënën”,shkruan BBC.
Kjo potencialisht do t’i lejonte Gjokoviçit të marrë pjesë në turneun Australian Open vitin e ardhshëm, transmeton Klankosova.tv.
Gjokoviq u detyrua të largohej nga Australia pasi gjyqtarët mbështetën vendimin e ministrit të Emigracionit Alex Haëke për të anuluar vizën e tij për arsye të shëndetit publik.