Ka vdekur në moshën 91-vjeçare Nino Cerruti, një nga stilistët dhe sipërmarrësit e mëdhenj italianë të modës, transmeton InLajmi.
Raportet thonë se ai ndërroi jetë në spital në Piemonte, ku dhe ishte duke u kontrollaur për një operacion në kofsh.
Ai gjithmonë insistonte që fillimisht të provonte krijimet e tij. Shumë prej tyre u mbajtën në fabrikën e tekstilit që gjyshi i tij themeloi në qytetin e Biella në 1881.
“Unë gjithmonë kam veshur të njëjtin person, veten time,” tha ai një herë, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Cerruti me përvojën e tij në prodhimin e pëlhurave të shkëlqyera në fabrikën e tekstilit të familjes së tij, ai u fut në biznesin e veshjeve në fund të viteve 1950.
Ai hapi butikun e tij të parë në Paris në 1967.
Kur ai u kërkoi modeleve meshkuj dhe femra të ecnin në pasarelë me të njëjtat rroba, ai revolucionarizoi modën, shkruan BBC.
Në vitet ’80, ai u degëzua në Hollywood, duke dizajnuar rroba për yje, duke përfshirë Jack Nicholson, Michael Douglas, Sharon Stone, Julia Roberts dhe Tom Hanks. /InLajmi/