Këtë mesditë një tërmet me magnitutë 5.5 i shkallës rihter ka lëkundur vendin. Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar, lëkundjet janë regjistruar 137 km në juglindje të Selanikut, në zonën detare në jug të Halkidikit.
Mediat bëjnë me dije se thellësia e tërmetit ishte 5 km dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në zonën e Atikës, shkruan ABC News.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me dëmet materiale