Shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka përshkruar ditën e diele si një ditë të qetë, përkundër kërcënimeve që u bënë nga shteti serb, përcjell InLajmi.
Dita e diele e cila ishte menduar të ishte ditë ku do të votohej referendumi serb nuk ka dalë te jetë e suksesshme pasi qe është ndaluar procesi i votimit.
Sipas tij qëndrimi i Kosovës karshi këtij procesi është për tu duartrokitur pasi qe arriti ta ruaj stabilitetin rajonal, veç tjerash sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.
Postimi i plotë i tij:
Përkundër kërcënimeve nga Serbia, ishte një ditë e qetë në Kosovë. Strukturat ilegale të Serbisë nuk arritën ta mbajnë referendumin. Kosova mbajti një qëndrim parimor që ruan paqen dhe stabilitetin rajonal duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. /InLajmi/