Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësisra lokale. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë dhe me acar, me temperatura rreth -5 dhe – 6 gradë Celsius nëpër ultësira dhe deri – 10 në viset malore. Gjatë ditës temperaturat dalin përsëri në “plus” dhe pritet të luhaten nga 3 deri në 6 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin nesër pritet të mbajë mot kryesisht stabil, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Mëngjesi vende-vende pritet të jetë me acar, ndërsa dita stabile dhe me rritje të temperaturave.
Të hënën na pret mot më i butë, por me shtim gradual të vranësirave. Në Shqipëri priten riga lokale afatshkurtra shiu, ndërsa në viset malore fjolla bore. Në mbrëmje ulje e sërishme graduale e temperaturave, shkruan Meteo Ballkan.
Të martën më ftohtë, me intervale kohore me diell, por edhe me vranësira lokale dhe fjolla sporadike bore kryesisht në disa vise të Kosovës