Kohëve të fundit në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shihen rep artisti i njohur shqiptar Noizy dhe moderatorja po ashtu e njohur për publikun shqiptar, Bora Zemani, përcjell InLajmi.
Në këtë video që u bë virale shihej teksa reperi në fjalë Noizy i buzëqeshte Borës, e që kjo zgjoi kurreshtje tek publiku mos në mes të këtyre ka nisur një lidhje dashurie.
Së fundmi Noizy ishte i ftuar në “Why?Not” emision ky i gazetares Roza Lati, ku ai ka mohuar të ketë lidhje më shumë se shoqërore në mes tij dhe Borës.
“Premtoj që nuk kam asgjë është thjesht një shoqe, nuk e dija që ishte edhe ditëlindja e Borës. Festa që u komentua ishte ditëlindja e shoqes së Borës, Elona Balaj. Borën e kam shoqe, asgjë më shumë”, u shpreh Noizy.