Pas daljes nga BBV-ja Fifi ka folur sot për herë të parë në Fan Club.
Ajo ka folur shumë për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë.
E pyetur nëse do të kthehej në BBV pasi ajo ka kaluar të gjithë vështirësisë, Fifi sqaroi se tipi i saj është shumë vendimtar dhe në situatat normale nuk heq dorë nga gjërat që fillon, por që në shtëpi për të mirën e saj i duhej të hiqte dorë.
Ndërsa sa i përket kthimit të saj ajo tha se është në mes për vendimin e saj.
Këngëtarja tha se 50% mendon se ka bërë mirë që hoqi dorë për tu marrë me veten dhe në anën tjetër 50% ishte vendim i nxituar, shkruan arbresh.info.
Fifi konsiderohej njëra ndër banoret më të forta të këtij edicioni.