Parashutat janë bërë pothuajse përditshmëri kohëve të fundit në shtëpinë e Big Brother Albania, dikush u surprizua prapë me një parashutë, përcjell InLajmi.
Ditën e sotme banori i kësaj shtëpie Donald Vishaj po kësaj radhe një mesazh tjetër mori përmes këtij mjeti fluturues, si duket të gjithë miqtë e tij po mbështesin lidhjen e tij me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Kësaj radhe para se të niste fluturimin piloti Arbër Xhaja ka postuar në Instagram një video, ku shfaqet i veshur si “Spiderman”, një simbol identifikues i Donaldit.
Mesazhi kësaj radhe ishte se Donaldi duhet të fitoj sepse ai e ka premtuar fitoren, ndërsa përfshihej edhe ish konkurrentja Filloreta Raçi-Fifi.
“Rrini gati. Diçka e bukur do të ndodhë”, është shprehur piloti. Më pas, ka fluturuar sipër shtëpisë së “Big Brother VIP” me parashutën në të cilën shkruhet: “Mbaje premtimin dem. Fito! We love you Trixa, Donald & Fifi. Team Donald and Nanushat. Filoqyl”. /InLajmi/